Kosovare Asllani sfidon FIFA me “shqiponjë”

Kosovare Asllanin e cila pavarësisht se përfaqëson Suedinë në arenën ndërkombëtare, nuk i harron kurrë rrënjët e saj dhe ishte gati t’i hapte luftë edhe FIFA-s për festimin me shqiponjë.

Specialistët e “The Guardian” e kanë përzgjedhur në vendin e 95-të në renditjen e tyre, duke treguar se ajo është ringjallur pas kthimit në Suedi, ku luan me Linkoping. Megjithatë, kontributi i saj më i madh për këtë vit që po mbyllet mbeti ai me ekipin kombëtar të Suedisë, të cilin e ndihmoi duke shënuar gola me peshë që të kualifikohej për në Botërorin 2019.

“E kam bërë gjithmonë dhe është festim normal, nuk është politik. E bëra edhe për nipin tim që po më shihte. Nëse në FIFA duan të më dënojnë, të më mbajnë paratë e rrogës”, ishte sfida e hapur e Asllanit, e cila sigurisht që nuk u dënua për atë gjest me të cilin kishte dashur të përshëndeste të gjithë shqiptarët, shkruan Alsat.mk

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?