Koulibaly transferohet te PSG-ja në verë, blen apartament në Paris

Kalidou Koulibaly do të luajë te PSG-së duke filluar nga sezoni i ardhshëm. 28-vjeçari ka blerë një shtëpi me vlerë 4 milionë euro në kryeqytetin francez, duke shtuar zërat se ka arritur një marrëveshje me me skuadrën pariziene.

Sipas “Le Parisien”, mbrojtësi senegalez ka prenotuar një apartament me sipërfaqe 220 metra katrorë e që vlerësohet plot 4 milionë euro. Në fakt, apartamenti në fjalë është në ndërtim e sipër dhe pritet të përfundojë brenda pak muajsh.

Nga ana e tij, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis e vlerëson kartonin e futbollistit 75 milionë euro, shumë kjo e madhe edhe për një klub të pasur si PSG. Në gjurmët e Koulibaly është vënë prej kohësh edhe Manchester City, një pistë tashmë e rënë, nëse merret në konsideratë fakti që kampionët në fuqi të Anglisë janë përjashtuar nga kompeticionet europiane për dy sezonet e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?