Kovac konfirmon përplasjen me grushta mes Lewandowski-t dhe Coman

Niko Kovac konfirmon përplasjen mes Robert Lewandowski-t dhe Kingsley Coman në stërvitje. Trajneri i Bayernit ka zbuluar se asnjëri prej tyre nuk do të dënohet. Gjithçka ndodhi gjatë seancës së djeshme stërvitore kur polaku dhe francezi fillimisht pati një përplasje verbale, por më pas degjeneroi edhe në përdorimin e grushtave. Niklas Sule dhe Jerome Boating ndërhynë menjëherë për t’i ndarë, ndërkohë që trajneri Kovac çuditërisht vijoi stërvitjen.

“Ishte një përplasje mes dy futbollistëve, që janë zbuluar edhe në media. Tre tre kemi diskutuar pas seancës stërvitore, ata kërkuan faljen dhe vijoi seanca sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Asnjë nuk do të dënohet sepse ata e kuptuan gabimin dhe të kuptosh është shumë e rëndësishme. Ajo që ndodhi duhet harruar”, deklaroi Kovac për mediat. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?