Krahasimi i renditjeve/ Laçi dyfishon pikët, Skënderbeu dhe Flamurtari përmirësohen
Kategoria Superiore ka mbyllur dje fazën e dytë pas ndeshjeve të javës së 18. Duke marrë në konsideratë renditjet e sezoni të kaluar, dhe të këtij viti, ka ndryshime pozitive dhe negative për disa ekipe. Skënderbeu vijon të mbetet në krye të renditjes me 30 pikë, 8 më shumë se në sezonin e kaluar pas dy fazave të para.
Kampionët në fuqi të Kukësit kanë një rënie prej 7 pikësh duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar. Një ndër ekipet pretendente për titullin këtë sezon është Flamurtari, që ka një rritje të madhe. Vitin e kaluar pas dy fazave të para, kishte grumbulluar vetëm 23 pikë, ndërkohë që tashmë ka 9 pikë më shumë. Rënie të dukshme ka Partizani i Starovës.
Sezonin e kaluar të kuqtë ndodheshin në vendin e dytë me 35 pikë, ndërkohë që tashmë kanë vetëm 27, 8 më pak se e njëjta periudhë. Laçi ka siguruar dyfishin e pikëve të sezonit të mëparshëm, 28 pikë, ndërkohë që një vit më parë ishte e parafundit me vetëm 14 pikë.
Luftëtari dhe Teuta edhe pse kanë grumbulluar një pikë më tepër ndodhen më poshtë në renditje. Në anën tjetër, Kamza është një surprizë që ka bërë më mirë se debutueset e kampionatit të kaluar, ndërsa në rënie është Vllaznia. Vetëm 15 pikë për shkodranët në këtë edicion, 6 më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me rrezikun e rënies nga kategoria që është shqetësues.

KOHA JONË SONDAZH

