Krasniqi zyrtarizon largimin nga Partizani: Shpresoj që e keqja të kemi qenë ne!
Mbrojtësi i skuadrës së Partizanit, Gëzim Krasniqi nuk është më një futbollist i skuadrës së Partizanit. 28-vjeçari ka zyrtarizuar vendimin e tij për t’u larguar nga ekipi i të kuqve, pasi nuk është grumbulluar për fazën përgatitore në fazën e dytë. Sipas tij vendimi është marrë nga trajneri Starova, dhe arsyet i di vetëm trajneri.
“Nga tani ju bëj me dije që nuk jam më pjesë e klubit të Partizanit. Falënderoj të gjithë ata që më përkrahën këto sezone këtu, falënderoj tifozët për mbështetjen, falënderoj Sulejman Starovën për largimin tim nga Partizani që arsyet i di vetëm ai, falënderoj drejtorin Olsi Rama për sinqeritetin që tregoi ndaj meje.
Shpresoj që gabimi dhe e keqja klubit të kemi qenë ne. I uroj suksese klubit dhe skuadrës në pjesën e mbetur të kampionatit”, ka shkruar mbrojtësi në postimin e tij në rrjetet sociale. Gëzim Krasniqi ka luajtur dy sezone me ekipin e Partizanit.
KOHA JONË SONDAZH

