FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Krenaria e Gattuso-s: Milani im nuk vdes kurrë

Milani bëri një paraqitje mjaft të mirë dje në transfertën ndaj Lazios dhe “flirtoi” me fitoren, e cila i rrëshqiti nga duart vetëm në minutat shtesë të takimit. Genaro Gattuso nuk i kurseu lavdet për djemtë që stërvit dhe kërkoi që të ruajnë përqendrimin edhe në sfidat në vijimësi.

“Është një Milan që nuk vdes kurrë. Në momente të vështira, kur të gjithë e japin për të vdekur, kjo skuadër zgjohet dhe dhuron paraqitje të denja për fanellën që përfaqëson. Duhet të vazhdojmë kështu.

Kemi dëmtime të shumta, por më shqetëson pasi na mungojnë lojtarë nga i njëjti rol dhe në disa pozicione kemi probleme numrash. Megjithatë e shoh grupin më të bashkuar dhe më të gatshëm për të sakrifikuar dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin në fushën e lojës”, tha trajneri Gattuso.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?