Kreu i federatës italiane paralajmëron revolucion në Seria A, faza me “Play-off” dhe “Play-out”
Kreu i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina ka reaguar për ngjarjet që po prekin futbollin e këtij vendi duke paralajmëruar një revolucion të vërtetë. I pranishëm në një forum të organizuar nga “Corriere dello Sport”: “Futbolli që duam”.
“Sistemi ynë po kalon një krizë që nuk ka nevojë vetëm për rregulla, por për një ndryshim të ri, duhet të ndryshojë drejtim. Në një mënyrë provokative do kisha folur për ‘play-offs’ dhe ‘play-outs’ në Serinë A.
Kjo është një mënyrë për të hapur konkurrencën, por kjo është thjesht një ide për libra fantastiko-shkencor dhe pastaj ne mund të krahasojmë. Mund të jetë një fazë e parë e kampionatit me 10 skuadra në “play-off” dhe 10 në “play-out”, pastaj faza e dytë që do të gjenerojë interes”, deklaroi numri një i federatës italiane.
KOHA JONË SONDAZH

