Krishtlindja, bota e futbollit bën urimet e saj

Dita e Krishtlindjes është ndoshta festa më e gëzuar e vitit ku të gjithë shkëmbejnë dhurata dhe urimet e tyre. Nuk bëjnë përjashtim në këtë pikë futbollistët, trajnerët apo skuadra të ndryshme, të cilat gjejnë mënyrat e tyre për të bërë këto urime për ditë sa më të gëzueshme.

Trajneri i përfaqësueses italiane, Roberto Mancini preferoi rrjetin social Twitter për të bërë urimet e tij për një Krishtlindje sa më të lumtur. Paris Saint Germain bëri urimin e tij për këtë festë që përfshin të gjithë botën. Kampionët e Francës, në platformat e tyre publikuan një video ku në një moment shfaqet portieri Buffon në rolin e Babagjyshit të vitit të Ri.

Nuk mund të mungonte Diego Armando Maradona, që preferoi të bëjë urimet e tij duke publikuar në rrjetet sociale një video përmbledhëse me veprimet më spektakolare të tij, si për të kthyer admiruesit e tij prapa në kohë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bayerni i Mynihut gjen gjithnjë mënyra të këndshme për të bërë urimet për festat e fundvitit. Këtë radhë, skuadra kampione e Gjermanisë surprizoi fëmijët e Klubit të Bayernit duke i shoqëruar në interpretimin e një këngë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai që del kundër rrymës në këtë pikë është Zlatan Ibrahimoviç, i cili në Instagram postoi foton e një xhuxhi jo dhe aq të edukuar, diçka që në fund të fundit edhe mund të pritej nga një personalitet si sulmuesi suedez.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?