FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Krisje në “dashurinë” Mclaren-Alonso, një 18 vjeçar tenton të përfitojë

Historia e “dashurisë” mes McLaren dhe Fernando Alonso është drejt fundit.

Sipas “Diario Gol”, piloti spanjoll rinovoi vetëm për 1 vit verën e kaluar, dhe skuderia angleze ka nisur kërkimet për të gjetur zëvendësuesin e 36 vjeccarit nga Oviedo.

Dhe sipas zërave, Mclaren ka ofruar pranë skuderisë Lando Norris, një pilot i ri anglez i cili vitin e kaluar fitoi kampionatin e Formula 3 dhe që nga ky sezon do të jetë piloti rezervë i ekipit anglez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Norris, vetëm 18 vjeccar shihet si një pilot me të ardhme në botën e Formula 1 dhe Mclaren e ka ofruar në ekip për të marrë eksperiencën e duhur nga Alonso.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra, e ardhmja e Norris varet nga vendimi i Alonsos, dhe sido që të shkoj, me siguri një beniamin i ri po rritet në shtëpinë Mclaren.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?