Kristian Prenga: Joshua bëri një gabim të madh që më zgjodhi si kundërshtar

Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka dhënë një deklaratë të fortë përpara përballjes së shumëpritur kundër Joshua, duke paralajmëruar surprizë të madhe në ring. Boksieri shqiptar ka një rekord me 20 fitore dhe vetëm një humbje, e cila ka ndodhur në vitin 2017 kundër Giovanni Auriemma (sfida e parë).

“Anthony Joshua është një luftëtar i shkëlqyer, por ka bërë një gabim të tmerrshëm duke më zgjedhur mua si kundërshtar. Kjo është lloji i ndeshjes që ndryshon gjithçka në jetën time dhe në të tijën.

E di që ata kanë plane të mëdha pas kësaj sfide. E di që po më nënvlerësojnë dhe jam i lumtur për këtë. Unë do t’i prish planet e tyre dhe do të trondis botën këtë korrik në Arabinë Saudite”, deklaroi Prenga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kristian Prenga celebrate his victory

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?