Kritikat e shumta ndaj Strakoshës, ish-lojtari i del në mbrojtje
Strakosha është duke u përballur me kritika të shumta pas ndeshjes ndaj Sampdorias. Portieri shqiptar gaboi në dalje dhe të gjithë tifozët e kishin si pikë shënjestre.
“Gardiani i portës” nuk u grumbullua për takimin e Europa Leagues ndaj Frankfurtit, pasi trajneri Simone Inzaghi donte ta largonte nga trysnia që e ka përfshirë në ditët e fundit. Së fundmi një emër tjetër që ka vlerësuar është ish-futbollistëve të të kaltërve, Renzo Garlaschelli.
“Ndeshja ndaj Atalantas do të jetë testi real për skuadrën. Një sfidë e vështirë dhe e komplikuar. Thomas Strakosha po bën mirë. nuk duhet ta kritikojmë atë për një apo dy ndeshje ku ka gabuar. Lazio është superiore ndaj Milanit, por duhet ta tregojë këtë në fushë”, u shpreh Zoff.
KOHA JONË SONDAZH

