Kriza e Interit, tifozët zikaltër ngushëllohen me “bombën” Ines Trocchia
Interi nuk po kalon një moment aspak të mirë në kampionat, pasi në fundjavë u mund nga një rival direkt për zonën Champions si Lazio. Zikaltrit gjithsesi kanë se si të ngushëllohen me bukuroshen Ines Trocchia.
Pak javë më parë Ines e cila njihet si një tifoze e zjarrtë e Interit bëri bujë me deklaratën se nuk i pëlqen Cristiano Ronaldo si mashkull, pasi portugezi nuk bën pjesë në gustot e saj, ndërkohë që pas disa ditësh Ines ka bërë xhiron e botës me set fotografik super seksi që të la pa fjalë për revistën Maxim në të cilën Ines tregon të gjitha hiret e saj.
Ky set fotografik super seksi i modeles mund të shërbejë edhe si një formë ngushëllimi për tifozët e Interit pas humbjes ndaj Lazios e cila nuk është përtypur mirë në kampin zikaltër.
KOHA JONË SONDAZH

