FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kriza e Milanit, Higuain nuk shënon që nga muaji tetor

Pas entuziazmit me të cilin mirëpritën ish-juventinin tashmë opinioni kuqezi është shqetësuar se mos mallkimi i numrit 9 ka goditur dhe Higuainin. Nëse “El Pipita” nuk shënon, fitorja për Milanin vështirësohet, sikundër vërtetojnë takimet e fundit.

Dy fitore ndaj Genoas dhe Udineses falë Romagnolit, për të vijuar me barazimin ndaj Betisit, disfata ndaj Juves barazimi në “Olimpico” ndaj Lazios dhe barazimet pa gola ndaj Torinos dhe Bolognas, në mes dy fitoret ndaj Parmës dhe Dudelange si dhe disfata e hidhur në Athinë, në asnjërën prej tyre Higuain nuk ka arritur që të shënojë. Ai nuk realizon që nga 28 tetori në ndeshjen ndaj Sampdorias.

Higuain duhet të zhbllokohet dhe të rigjejë golin pas një pauze kaq të gjatë dhe ndjesia është se nevojitet vetëm një shkëndijë për ta ndezur sërish sulmuesin argjentinas, duke e nxjerrë nga kjo periudhë negative. Dy muaj janë shumë për një sulmues goli si ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?