FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kriza merr fund, Icardi bashkohet me skuadrën

Krisja në distancë mes Mauro Icardit dhe Interit ka marrë fund. Sipas mediave italiane, sulmuesi argjentinas ka lënë pas dëmtimin në gju, teksa pritet të kthehet në stërvitje me klubin nga Milano.

“Tuttomercatoweb” konfirmon pretendimin e “Sport Mediaset” se Icardi do të kthehet në fushën stërvitore por pa dhënë një datë të kthimit të tij. Madje ajo shkon më larg, ku shkruan se ai do të jetë pjesë e skuadrës së Interit për ndeshjen e radhës ndaj Lazios, e para pas ndeshjeve ndërkombëtare.

Argjentinasi nuk luan prej 13 shkurtit. Fillimisht u përfol se kishte krisje të marrëdhënieve të tij me drejtuesit e Interit, për shkak se këto të fundit i hoqën shiritin e kapitenit. Megjithatë, drejtues të Interit konfirmuar se Icardi mungon me skuadrën për shkak të një dëmtimi në gju.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?