Kriza në portë, klubi i madh anglez kërkon Thomas Strakoshën

Tottenham ishte skuadër më jo aktive gjatë verës, pasi nuk transferoi asnjë futbollistë. Drejtuesit e klubit londinez kanë harxhuar shumë para për ndërtimin e stadiumit të ri “White Hart Lane”. Por duket se skuadra britanike do të bëjë ndryshime të mëdha në merkaton e janarit

Sipas asaj që bën me dije “HITC” skuadra angleze po mendon për të ndërtuar një ekip kompetitiv për trajnerin Pochetino, i cili është në kërkim të një portieri pas formës së dobët të Lloris.

Një ndër emrat më të përfolur është portieri i kombëtares sonë, Thomas Strakosha. Në merkaton e janarit sipas “HITC” lojtari mund të kalojë me parametra “0” drejt klubit anglez. Një gjë e tillë në fakt duket e vështirë që të realizohet, por drejtuesit anglez besojnë se mund ta bindin portierin shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?