FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kriza s’ka fund për Realin, mposhtet edhe nga Villarreal

Kampionët në fuqi të Europës dhe botës nuk po kalojnë një moment të mirë në La Liga dhe kriza e “Los Blancos”-ve duket se nuk po njeh fund.

Të kesh në skuadër yje si Cristiano Ronaldo, Bale apo Isco nuk garantojnë gjithsesi një rezultat të sigurtë pozitiv. E këtë e tregoi për të disatën herë këtë sezon Reali i Madridit, që është shtangur brenda në “Bernabeu”, dy minuta nga fundi i takimit, nga Villarreali kundërshtar i radhës.

Vetëm një pikë në 3 ndeshjet e fundit janë shumë pak për një ekip që e nisi sezonin me objektivin e zakonshëm të titullit kampion, por që tashmë e shohin veten 16 pikë larg Barcelonës kryesuese, e për më tepër të shkëputur ndjeshëm edhe nga rivalë të tjerë si Atletico apo Valencia.

Swiss Digital Desktop Reklama

E me këtë hap, ndoshta madrilenët mbretërore i thonë lamtumirë titullit kampion në La Liga shumë përpara fundit të sezonit./tch/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?