Kriza tek Milan, Vincenzo Montella: Po shoh për së gjalli varrimin tim!

“Prej disa kohësh po shoh për së gjalli varrimin tim! Pasi e thashë këtë, them që e ndjej mbështetjen e klubit. Më pas të shohim.” Këto kanë qenë fjalët e Vincenzo Montella, pas barazimit 0-0 ndaj AEK në Athinë për Europa League. Më pas, shtoi: “Kemi edhe shumë punë për të bërë, por luftuam fort. Skuadra është e përqendruar dhe mendon vetëm për atë që ndodh në fushën e lojës. Unë kam besim.”

Milan, Montella: "Non è stata una brutta partita, potevamo vincere"

Trajneri i Milan hedh sytë edhe nga renditja e grupit, ku Milan mbetet në vendin e parë, pavarësisht se skuadra po tregon hapa prapa. Vetëm kundër Sampdoria, në ndeshjen e Serie A, ku nuk bënë asnjë goditje në portën kundërshtare, kuqezinjtë bënë më keq se në Athinë, vetëm dy goditje. Për më tepër, 15 goditjet e Inter në derbi janë maksimumi që Milan u kishte lënë kundërshtarëve deri tani, 14 goditje bëri AEK, shkruan Telesport.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

“Disa javë më parë krijonim më shumë, por pësonim shumë, ndërsa tani pësojmë më pak, por krijojmë më pak. Nuk mendoj se ishte një ndeshje e keq ndaj AEK. Në pjesën e parë i interperntuam gjërat ashtu si duhet. Pashë gjëra pozitive. A është në krizë sulmi ynë? Vetëm numerikisht, sepse kundër Chievo shënuam pesë gola, ishte vetëm 180 minuta më parë!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?