FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kroacia dhe Anglia barazim në “heshtje”, Belgjika mund Zvicrën (VIDEO)

Kroacia dhe Anglia nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në stadiumin e boshatisur Rijeka në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.  Ndeshja ishte e balancuar, me Anglinë që kontrolloi më tepër topin dhe vendasit që i shkuan më pranë portës, por në fund askush nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë.

Në sfidën tjetër të kësaj mbrëmjeje, Belgjika mposhti Zvicrën me rezultatin 2-1, në një ndeshje ku gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Romelu Lukaku ishte heroi i belgëve, ndërsa Gavranoviç riktheu përkohësisht baraspeshën në sfidën që shkëputi Belgjikën në krye të grupit me 6 pikë të plota.

Fitore mori edhe Austria, që mposhti Irlandën e Veriut me rezultatin minimal 1-0, ndërsa po me të njëjtin rezultat, Greqia mposhti Hungarinë në Athinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?