Kryeson La Liga-n, Barcelona më e dobët e 10 viteve të fundit
Në periudhën e ndeshjeve të kombëtareve, ka ardhur koha e bilanceve për javët e para. Barcelona është skuadra me më pak pikë pas 12 javsh që nga sezoni 2001-2002.
Prej një dekade lideri i kampionatit spanjoll kalonte 30 pikët pas 12 ndeshjeve të para, ndërsa ekipi i fundit që nuk ia doli, duke u ndalur te 29 pikët, ishte Barça e parë e drejtuar nga Pep Guardiola, në sezonin 2008-2009.
Edhe shifrat e golave janë domethënëse, sepse ndonëse 34 gola të shënuar janë në mesataren e dekadës së fundit, 18 golat e pësuar nga Barça janë dyfishi i mesatares së kryesuesve dhe blaugranët nuk pësonin kaq shumë gola që prej sezonit 73-74.
Kryesuesi i La Ligas është më i dobëti i mundshëm, sepse Manchester City, Juventus e PSG i kanë kaluar 30 pikët, ndërsa Barcelona ka 27 pikë në Bundesligë, me 1 ndeshje më pak se Barça.

KOHA JONË SONDAZH

