Ksavi sulmon: Çfarë bëri Ronaldo më shumë se Nejmar?
Ksavi Hernandez ka analizuar ndeshjen Real Madrid-PSG, e vlefshme për 1/8 e finaleve të Champions League. Ish-mesfushori i Barcelonës, është shprehur se rezultati 3-1 për madrilenët ishte i padrejtë dhe nuk është dakord me ata që thonë se Ronaldo tregoi në këtë ndeshje se është më i mirë sesa Nejmar.
“PSG pati mundësinë që të shënonte të dytin dhe nuk e shfrytëzoi. Reali nuk të fal në raste të tilla. Pa luajtur mirë, ata shënojnë. I mjafton një kundërsulm dhe të mposhtin. Kur shikon rezultatin 3-1, thua me vete se si është e mundur. Ishte një ndeshje që duhej të përfundonte 1-1, 2-2 ose 1-2 për PSG
Lexova shumë artikuj ku thuhej se Kristiano është ende më lart sesa Nejmar. Jo, jo. Është e padrejtë. Çfarë bëri Ronaldo? Një penallti dhe një gol me gju. Harrojmë aksionet e rrezikshme që krijoi Nejmar dhe kundërsulmet që nisi”, u shpreh Ksavi.
KOHA JONË SONDAZH

