Kukësi dhe Teuta ndajnë pikët në kryeqytet

Pa fitues u mbyll ndeshja Kukësi-Teuta. Sfida e fundit e javës së 13-të të Kategorisë Superiore, u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe u mbyll në barazim 1-1.

Ekipi i Teutës e nisi mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e 30 me Kamara, ndërsa me këtë rezultat e mbylli pjesën e parë. Që në fillim të fraksionit të dytë ishte Rexhinaldo në të 49’ që barazoi rezultatin.

Në minutat e mbetura të pjesës së dytë si Kukësi por edhe Teuta tentuan disa herë për të gjetur golin e fitores por në fund ndanë nga një pikë. Pas javës së 13, Teuta ndodhet në vendin e tretë me 22 pikë, ndërsa Kukësi në vendin e pestë me 21 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?