Kukësi fiton me përmbysje ndaj Kastriotit dhe merr e vetme kreun
Kukësi është skuadra e vetme që ka arritur të marrë pikët e plota në javën e dytë të Superiores. Verolindorët morën një fitore me përmbysje 3-1 ndaj Kastriotit në “Elbasan Arena”.Miqtë do të gjenin të parët golin. Arbër Basha finalizoi shumë bukur një zbritje të shpejtë të Kastriotit dhe i dha avantazhin skuadrës së Ramadan Ndreut.
Kukësi u kundërpërgjigj me Edison Ndrecan, i cili lëshoi një goditje të fortë, që nuk arriti të ndalej nga portieri. Pak sekonda nga nisja e pjesës së dytë, Kukësi arriti të gjejë golin e përmbysjes. Edi Basa shfrytëzoi paqartësitë në zonën e Kastriotit. Kroati në minutën e 68 shënoi edhe një herë, për të çuar shifrat në 3-1 duke e ngjitur Kukësin në vendin e parë me pikë të plota, 6.
KOHA JONË SONDAZH

