FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Kukësi fitore me përmbysje ndaj ekipit turk që shkatërroi Skënderbeun dy ditë më parë

Kukësi vazhdon të bëjë paraqitje shumë të mira në fazën përgatitore që po zhvillon në Turqi. Skuadra e Peter Pakult pas fitores 2-1 ndaj Kaisersporit, ka fituar edhe sfidën e dytë miqësore ndaj ekipit të Bursasporit. Skuadra turke mundi dy ditë më parë thellë ekipin e Skënderbeut, por në testin ndaj ekipit verilindor janë mundur me rezultatin 2-1.

Kukësi e nisi ndeshjen me Koliçin në portë, Idrizin dhe Rrumbullakun nga krahët, ndërkohë që Alla dhe Shameti formuan dyshen e mbrojtjes. Musolli dhe Shkodra u pozicionuan para mbrojtjes, ndërkohë që Bakaj, Sadiku dhe Peposhi mbështetën Gurin të vetëm në sulm.

Ndeshja nisi mjaft mirë për ekipin e Bursasporit që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 33 pas një goli spektakolare të shënuar me goditje dënimi nga Batalla. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërkohë që në fraksionin e dytë skuadra e Pakult tregoi një tjetër “fytyrë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Imami realizoi një gol të bukur në minutën e 65, i ndihmuar edhe nga Bakaj, i cili tentoi që të prekte kromimin e ardhur prej tij nga e djathta. Kukësi nuk u mjaftua me kaq, teksa pas 5 minutash Guri jep një asist fantastik për Donjet Shkodrën, i cili realizon përballë portierit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është fitorja e dytë për Kukësin brenda dy ditëve ndaj ekipeve turke dhe me të njëjtën rezultat 2-1. /Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?