Kukësi i falet Reginaldos ndaj Teutës, prek kreun e renditjes (VIDEO)

Kukësi i shkakton humbjen e parë Teutës duke fituar në “Niko Dovana” 1-0 falë golit të sulmuesit Reginaldo. Vendasit e dominuan ndeshjen, por nuk arritën të shfrytëzonin rastet e krijuara. Kjo ishte humbja e parë për Teutën në këtë sezon dhe goli i parë në katër ndeshjet e para. Goli i vetëm, ai që vendosi fatin e ndeshjes u shënua nga Reginaldo, pas atij shërbimi perfekt të Melos. Sulmuesi nga Mozambiku nuk e pati të vështirë të dërgojë topin në rrjetë, duke fituar duelin me veteranin Hidi. Pikërisht autori i asistit të golit, Melo, në të 50-të iu afrua golit personal, kur ka ekzekutuar një gjuajtje të fuqishme nga distanca, por të ndalur nga traversa.

Vendasit kanë shansin më të mirë për të barazuar shifrat, kur në të 87-n Latif bën gjithçka bukur në zonë, por topi ndalet nga shtylla. Pas kësaj humbje, skuadra e Teutës renditet në vend të shtatë, në kuotën e 5 pikëve. Tre pikë shumë të rëndësishme këto në favor të Kukësit, që pas katër javësh, ka regjistruar në total 7 pikë, për të mbajtur provizorisht kreun e klasifikimit bashkë me Skënderbeun e Flamurtarin, por me këto dy të fundit që kanë një ndeshje më shumë në dispozicion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?