FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kukësi i Josës mund me “poker” Skënderbeun, Kastrioti fiton ndaj Bylis

Mirel Josa debuton në mënyrën më të mirë në krye të Kukësit duke marrë një fitore me “poker” 4-0 në transfertën ndaj Skënderbeut. Ishte një fillim fantastik për verilindorët që do të shënonin dy gola në 7 minutat e para. Fillimisht realizoi Ibraimi me një të majtë të bukur, ndërkohë që dy minuta më pas Limaj përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes korçare.

Në minutën e 33-të, Leira Dos Santos shënoi golin e tretë duke hipotekuar fitoren që në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë Vesel Limaj realizoi golin e katërt, ndërkohë që korçarët po përjetojnë një krizë të madhe, pasi gjenden në fundin e tabelës.

Kukësi u ngjit në vendin e katërt me 26 pikë.  Kastrioti fitoi betejën e mbijetesës kundër Bylisit minimalisht 1-0. Golin e vetëm e shënoi Daci në fillimin e pjesës së dytë. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?