Kukësi ndërron sërish “shtëpi” për ndeshjen me Tiranën

Kukësi nuk do të presë Tiranën në “Elbasan Arena”, ashtu siç ishte parashikuar në bazë të kontratës që u nënshkrua në fillim të sezonit mes klubit verilindor dhe drejtuesve të stadiumit. Shkak është bërë ndeshja e kombëtares, ajo kundër Izraelit. Tapeti duhet të jetë në gjendje optimale dhe kështu që është Kukësi që duhet të ndërrojë ambient.

Pikërisht një sfidë më vete është kjo e stadiumeve, pasi FSHF kërkon çdo vit kushte më të mira, megjithatë, në jo pak vende këtë sezon lënë për të dëshiruar. “Zeqir Ymeri” ka dalë jashtë përdorimit, ndërsa deri në rinovimin total të tij duhet shumë kohë, presidenti Gjici zgjodhi Elbasanin për të luajtur skuadra e tij.

Bardheblutë janë një rival jo fort i lehtë për Kukësin, pasi të dyja skuadrat kanë marrë vetëm nga një barazim dhe kanë nga një humbje në dy javët e para të sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?