FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kukësi ndëshkohet nga Alla, Flamurtari fiton në një fushë “patatesh” (VIDEO)

Flamurtari ka rrëmbyer 3 pikët e para për këtë sezon. Skuadra e Ilir Dajës ka fituar minimalisht 1-0 në sfidën e luajtur në Vlorë, në një fushë që fare mirë mund të cilësohet si “patatesh”, pasi ishte në gjendje skandaloze.

Ndeshjen e vendosi një gol i shënuar nga një ish për Kukësin. Albi Alla, i cili disa ditë më parë ishte pjesë e verilindorëve, vendosi duelin me një goditje me kokë në minutën e 40-të.

Verilindorët u munduan që të barazonin duke u afruar shumë herë pranë golit, por nuk ishin me fat. Flamurtari ngjitet në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që Kukësi mbetet me vetëm një pikë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?