Kukësi në vallen e titullit, tani radha e Gjicit
3 fitore 1 barazim në 4 ndeshjet e fundit, ndezin edhe një herë shpresën tek ekipi i Kukësit se ky mund të jetë sezoni i duhur për të rikthyer tek titulli kampion. Për herë të pas 17 javësh, Kukësi arrin të parakalojë Skënderbeun, rivalin e tyre më të madh sezonet e fundit, por kreu tashmë është pronë e Partizanin dhe janë pikërisht të kuqtë ekipi për tu mposhtur.
5 pikë diferencë me vendin e parë nuk janë as shumë as pak, mgjth ky sezon ka vërtetuar se të gjithë mund të ndalen përfshi këtu edhe Partizani. Presidenti Gjici dhe stafi drejtues i verilindorëve janë të vetëdijshëm se më këtë ekip është e vështirë të konkurrojnë deri në fund për titull, për këtë arsye kërkon një merkato cilësorë, mbi të gjitha në sulm dhe mesfushë.
Duke parë atë fillim sezoni me shumë ulje ngritje, objektivi i parë i Kukësit përpara merkatos së janarit ishte të mos shkëputeshin shumë nga kreu, këtë objektiv Cungu e ka arritur dhe tashmë është radha e presidentit dhe stafit drejtues ti ofrojnë teknikut shkodran ndonjë element të cilët mund të përmirësojnë edhe më shumë organikën e verilindorëve. Përpara se të përqendrohen tek merkato, Kukësi duhet të fitojë me çdo kusht sfidën e fundit përballë Kastriotit për të shpresuar në ndonjë dhuratë të fundit nga kundërshtarët.
KOHA JONË SONDAZH

