FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kukësi s’di të ndalet, firmos me mesfushorin gjeorgjian Tsintsadze

Kukësi vijon të përforcohet në merkato teksa sot ka prezantuar afrimin e mesfushorit 26-vjeçar gjeorgjian, Mate Tsintsadze, i cili ka firmosur me verilindorët një kontratë të vlefshme deri në verën e 2022-shit.

Futbollisti ka luajtur me skuadra të ndryshme në karrierën e tij, si Dinamo Tbilisi, Pogon Szczecin, Jelgava, Dinamo Batumi e Torpedo Kutaisi, ndërsa me fanellën e këtyre të fundit është përballur edhe me Kukësin në ndeshjet e Europa League.

Tsintsadze ka nisur menjëherë stërvitjen nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa dhe do të jetë ky i fundit që do të vlerësojë gjendjen e tij fizike, para se ta grumbullojë për ndeshjet e kampionatit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?