Kukësi s’ka “mëshirë”, shpartallon Dinamon në miqësore
Kukësi pas kthimit nga Turqia ka zhvilluar miqësoren e parë në Shqipëri para rifilimit të kampionatit. Kampionët e Shqipërisë kanë mundur 5-1 Dinamon.
Verilindorët treguan një nivel të lartë përballë një kundërshtari modest që lufton për mbijetesë në Kategorinë e Parë. Ndeshja nisi me një super gol të ish-mesfushorit të Skënderbeut, Donjet Shkodra pas një goditje dënimi.
Më pas ishte radha e Gurit, i cili realizoi golin e dytë duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë Kukësi dominon dhe shënon golin e tretë me anë të Elis Bakaj. Dinamo reagon me një gol nderi të shënuar nga Lika, por më pas pëson edhe dy të tjerë me autor Gurin dhe Ymeraj.

