Kukësi transferon mesfushorin nga kampionati bullgar
Kukësi ka zyrtarizuar afrimin më të ri, i cili është mesfushori Mirza Delimedjac. Klubi verilindor në një postim në rrjetet sociale ka njoftuar se 23-vjeçari ka firmosur këtë të enjte me Kukësin, duke u larguar nga klubi i Septemvri Sofia dhe nga kampionati bullgar, ku ishte transferuar në verën e 2022-shit.
“Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Mirza Delimedjac është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mesfushori 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për një sezon e gjysmë. 23-vjeçari Delimedjac vjen te Kukësi nga kampionati bullgar ku sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Septemvri Sofia.
Në të shkuarën ka qenë pjesë e Josanicës, Tampines Rovers dhe Novi Pazar. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit Mirza Delimedjac dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Ëelcome Mirza”, shkruan Kukësi.
Kjo do të jetë eksperienca e parë e mesfushorit serb në kampionatin shqiptar, ndërsa deri në këto momente e ka zhvilluar karrierën e tij në Singapor, Serbi dhe së fundmi në Bullgari.
KOHA JONË SONDAZH

