FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kumbulla dëmtohet, kjo është arsyeja pse mungoi ndaj Udineses

Marash Kumbulla nuk ishte pjesë e skuadrës sot në ndeshjen ndaj Udineses, të fituar në shifrat 3-0, për shkak të një dëmtimi muskulor.  Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare po merrte më shumë minuta, pas periudhës së vështirë që kaloi, nga infektimi me Koronavirus, ku humbi vendin e titullarit te Roma.

Megjithatë fati nuk ka qenë në krahun e shqiptarit, teksa ai është dëmtuar para ndeshjes me Udinesen dhe kjo e ka detyruar trajnerin Fonseca të mos ta grumbullojë.

Lojtari është në dyshim edhe për ndeshjen ndaj Bragës të enjten në Europa League. Pritet që lojtari të kryejë ekzaminime mjekësore të detajuara, për të kuptuar shkallën e dëmtimit dhe kur mund të rikthehet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?