FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kupa e Shqipërisë në Bodybuiding dhe Fitness, njihuni me dy fituesit

Loris Morina bën BIS në Kupën e Shqipërisë në Bodybuiding dhe Fitness.

Sportistja e talentuar u shpall Miss Fitness dhe Bikini Fitness në një kompeticion tepër të rëndësishëm, ku rivaliteti ishte i lartë. Morina tregoi se është rikthyer në formën e saj më të mirë dhe me format e saj “shkundi” skenën duke dhuruar një performancë sinjifikative.

Ndërkohë, për djem kampion absolut në Men’s Physique u shpall sportisti nga Berati, Markel Sena, i cili arriti të triumfoj edhe pse rivaliteti ishte mjaft i madh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë eveniment të rëndësishëm zhvilluar nga Federata shqiptare e Bodybuiding & Fitness morën pjesë 46 sportistë, më të mirë nga e gjithë Shqipëria, ku spikatën sportistët e Tiranës, Durrësit, Fierit, Shkodrës dhe Beratit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë kampionat dominoi konkurimi i kategorive të fitnesit me pjesëmarrje te jashtëzakonshme dhe nivel të lartë përgatitje kryesisht për djem. Gjithashtu pati një pjesëmarrjen të konsiderueshme të sportisteve femra të ndara në 7 kategori, të cilat me performancën e tyre i dhanë vlera më shumë këtij spektakli sportiv.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?