Kupa/ Kukësi mund Tiranën në sfidën e kthimit, siguron gjysmëfinalen së bashku me Laçin
Kukësi dhe Laçi janë dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Skuadra verilindore ka fituar minimalisht 1-0 ndeshjen e kthimit në “Zeqir Ymeri” ndaj Tiranës. Verilindorët kaluan në epërsi që në minutën e 5-të takimit me anë të Sidrit Guri. Bakaj ekzekuton me mjeshtëri një goditje këndi, ndërsa topin përfundon në zonë, aty ku gjendet sulmuesi shkodran, i cili kërcen më lart se të gjithë për të mposhtur portierin Lika. Pas pësimit të golit ka tension te bardheblutë, të cilët nuk arrijnë që të organizohen.
Vendasit krijojnë disa mundësi të tjera shënimi meme Kale dhe Bakajn të gjejnë rrjetën e dytë, por Lika bëhet shpëtimtar. Fraksioni i dytë është më i mirë për Tiranën që i afrohet golit fillimisht me Sentamun në minutën e 48-të, ndërkohë që Ngo ndalet vetëm nga shtylla një minutë nga përfundimi i kohës së rregullt.
Në ndeshjen tjetër Laçi kalon me shumë lehtësi në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Humbja 3-0 në ndeshjen e parë, detyroi Likën që të aktivizonte shumë lojtarë të rinj, duke mos pasur besim te përmbysja. Edhe ndryshimet në pjesën e dytë, kur u futën në fushë Abazaj, Bregu dhe Rroca, nuk sollën rezultat. Rexhinaldo shënoi 5 minuta pas nisjes së pjesës së dytë ndërkohë që në 30 minutat e fundit, Laç luajti me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Kallakut.
KOHA JONË SONDAZH

