FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Kupa vjen në Durrës”

Teuta shndërrohet kur luan me ekipe të madha dhe sot kundër Kukësit do të futet në fushë me qëllimin e vetëm për ta fituar ndeshjen.

Barazim 2-2 në ndeshjen e parë favorizon ekipin e Ndreut, por në kampin durrsak ka optimizëm. Në një intervistë për RTV ORA, mbrojtësi Ditmar Bicaj nuk e diskuton kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Ditmar Bicaj: “Në fund të ndeshjes ishim të gëzuar se realizuam dy gola në 5 minuta, kur e kishim menduar të humbur takimin. Kjo do të thotë se i kemi dhënë edhe një shans vetes. Në ndeshje futemi me besimin për të kaluar në gjysmë finale. Kukësi është një kundërshtari i fortë por është një kundërshtar që të lë të shprehesh. Ka një ekip të mirë, nuk është si kundërshtarët e tjerë që rrinë vetëm mbrapa. Teuta ka treguar gjatë gjithë këtij sezoni që përballë ekipeve të forta ka zhvilluar lojë pozitive dhe ka marrë rezultate pozitive.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kampionat ekipi i Bledi Shkëmbit ka bërë një sezon pozitiv, ndërsa renditet në vend të tretë, por në Durrës presin më shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ditmar Bicaj: Urojmë që ti bëjmë një dhuratë tifozëve dhe dy presidentëve duke sjellë trofeun në Durrës.

Reparti i avancuar nuk ka qenë efikas në ndeshjet e fundit, por Bicaj ka besim se ndaj Kukësit sulmuesit do ta dërgojnë topin në rrjetë.

Kukësi-Teuta luhet sot në orën 17:00 në stadiumin Elbasan Arena.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?