FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kuqezinjtë rikuperojnë në renditjen e FIFA-s

Pas pësimeve, në Kombëtaren e kuqezinjëve, është rikthyer buzëqeshja. Shqipëria ka rikuperuar 9 pozicione në renditjen e fundit të shpallur ditën e sotme nga FIFA. Kombëtarja kuqezi renditet tashmë në vendin e 62-të, me 553 pikë nga 498 që kishte një muaj më parë.

Në këtë përmirësim sigurisht që ka kontribuar fitorja 3-2 që Kombëtarja e drejtuar nga Christian Panucci arriti në Antalia, në miqësoren ndaj Turqisë vendase. Përmirësim në rënditje ka edhe Kosova, e cila ngjitet me 9 pozicione por kombëtarja e dytë e shqiptarëve mban vendin e largët 174.

Sa i përket kreut të renditjes së FIFA-s, ai mbahet nga Gjermania me 1.602 pikë, ndjekur nga Brazili me një distancë të theksuar me vetëm 1483 pikë, ndërsa vendin e fundit të “podiumit” e mban Portugalia kampione në fuqi e Europës me 1358.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhjetëshja e parë plotësohet nga Argjentina, Belgjika, Spanja, Polonia, Zvicra, Franca dhe Kili.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?