Kur vëllai mund të vulosë shkarkimin nga puna si trajner

Bologna-Lazio do të jetë një nga sfidat e kampionatit italian, që do të luhet mbrëmjen e të mërkurës, ndërsa fakti që dy skuadrat stërviten nga dy vëllezërit Inzaghi, e bën vërtetë të veçantë këtë përballje.

Emilianët drejtohen nga më i madhi i familjes, Pippo Inzaghi, i cili shkëlqeu më shumë në karrierën si futbollist, por që nuk është ngjitur në të njëjtin nivel në atë si trajner, pasi rrezikon seriozisht shkarkimin, madje duke filluar që nga mbrëmja e nesërme, nëse Bologna do të humbë.

Kjo pasi në rast se Lazio do t’ia dalë të fitojë në “Dall’Ara”, atëherë Pippo mund të shkarkohet dhe “pesha e përgjegjësisë” do të bjerë edhe mbi vëllanë e tij, Simone-n, ndonëse bëhet fjalë vetëm për një ndeshje futbolli.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të jetë shumë e vështirë, por shpresoj që të fitojë më i miri. Në stadium do të jenë prindërit dhe fëmijët tanë, ndaj besoj se do të dhurojmë një ndeshje të bukur. Këto lloj sfidash fitohen vetëm me paraqitje perfekte, ndaj duhet të bëjmë maksimumin”, tha Philippo Inzaghi pas ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?