FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kutinjo vjen i dëmtuar te Barcelona, braziliani mungon 3 javë

Barcelona ka prezantuar dje blerjen më të madhe të merkato së dimrit, dhe më e shtrenjta në historinë e klubit, Kutinjo. Gjithsesi lajme jo të mira vijnë nga Spanja për tifozët katalanas. Futbollisti brazilian do të qëndrojë jashtë fushave për tre javë për shkak të një dëmtimi që ka pësuar në javët e fundit.

Ai mungoi edhe në ndeshjen e Liverpulit ndaj Evertonit në Fa Cup, ndërkohë që për katalanasit nuk do të jetë pjesë në raundin e 16-ve në Kupën e Mbretit ndaj Selta Vigos, si dhe në dy ndeshjet e kampionatit ndaj Real Sociedad dhe Real Betis.

Debutimi i tij mund të vijë më 4 shkurt në ndeshjen ndaj Espanjolit. Kutinjo ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 7 asist në 14 ndeshje këtë sezon me Liverpulin. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?