FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ky është mesazhi prekës i Realit për Casillas pas sulmit në zemër

Real Madrid ka publikuar një deklaratë në mbështetje të Iker Casillas pas sulmit në zemër që pësoi portieri në stërvitje. Klubi mbretëror i ka uruar “kapitenit të tyre të dashur dhe të përjetshëm” një shërim të shpejtë dhe “i dërgon të gjithë guximin e botës”.

Ky është mesazhi i plotë i klubit merengues:

“Real Madrid CF dëshiron të transmetojë të gjithë mbështetjen ndaj kapitenit, Iker Casillas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Iker Casillas na ka mësuar gjatë karrierës së tij profesionale për të kapërcyer sfidat më të pabesueshme, për të rritur lavdinë e klubit tonë. Ai na ka mësuar që heqja dorë nuk përshtatet me filozofinë tonë të jetës dhe na ka treguar gjithmonë se sa më e fortë dhe e vështirë të jetë sfida, aq më shumë të shijon edhe fitorja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Real Madrid dëshiron të shohë kapitenin e tyre të përjetshëm të rimëkëmbet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të gjejë të gjithë guximin e botës”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?