Ky Juventus si ai i 1930-ës, Alegri synon të “thyejë” numrin 8

Juventusi mori një fitore të merituar ditën e djeshme përballë skuadrës së Napolit me rezultatin 3-1, duke mposhtur kështu një kundërshtar direkt për titullin kampion. Ajo që vihet re janë 8 fitoret në 8 ndeshjet e para të klubit bardhezi dhe për të gjetur një rekord të tillë duhet të shkojmë pas në sezonin 1930-1931 kur skuadra posedohej nga Edoardo Anjeli.

Trajneri në atë kohë ishte Karlo Karsano i cili kishte arritur dhe një rekord personal me “zonjën” ku kishte fituar 4 kampionate radhazi. Këtë rekord e arriti dhe trajneri Maksimiliano Alegri në fundin e sezonit të shkuar.

Ndeshjet e radhës për skuadrën e Algerit do të jenë përballë Jang Bojsave, Udinizen dhe Xhenoan duke i lënë mundësinë bardhezinjve të thyejnë rekordet e sezonit 1930-1931. Ndërsa rastësia është se pas 88 vitesh ndodh që Juventusi fiton 8 ndeshje në 8 fitore. Me shumë gjasa Alegri do të jetë ai që do të thyejë rastësin e numrit “8” dhe ta çoj atë në 9 fitore më 9 ndeshjet e para.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?