FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

La Liga nuk lëviz asnjë milimetër nga rregullorja për rinovimin e Messit

Barcelona është ende shumë larg nënshkrimit të rinovimit të kontratës me Lionel Messin. Problemet janë të shumta për klubin katalanas, që nuk i ka zgjidhur ende problemet e shumta që ka me bilancin financiar, që kërkohet nga La liga.

Këta të fundit kanë hapur një hetim ndaj klubit katalanas për bilancin e klubit që drejtohet nga Joan Laporta. “Ne duam më shumë fleksibilitet nga La Liga për të qenë në gjendje që të përfshijë më shumë blerje. Negociatat me Leo-n janë duke u zhvilluar mirë, por jemi duke rregulluar disa çështje nga të dyja palët,” tha Laporta.

“Marca” raporton së fundmi se La Liga nuk do të lëviz asnjë milimetër nga rregullorja me të gjitha klubet profesioniste. Në këtë mënyrë zgjidhja e vetme për Barcelonën mbetet shitja e disa prej yjeve, në mënyrë që të jenë në gjendje që të formalizohet kontrata me Messin. Koha nuk flet aspak në favorin e tyre, teksa argjentinasit i është dashur që të qëndrojë me pushime për shkak të kësaj situate. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

El presidente del Barcelona, Joan Laporta, durante la presentación de...

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?