Laçi mund Tiranën dhe shkëputet 15 pikë lart tyre në renditje (VIDEO)
Laçi rikthehet në rrugën e fitoreve në Kategorinë Superiore, teksa sot ka fituar 2-1 ndaj Tiranës në duelin e vlefshëm për javën e 17-të. Sfida u zhbllokua që në minutën e 14-të, teksa Xhixha del mjaft mirë në krahun e majtë, kroson në shtyllën e dytë për Shtubinën, i cili godet mjaft mirë me kokë duke shënuar golin e avantazhit. Epërsia u jep edh më shumë zemër kurbinasve që do të gjenin edhe golin e dytë.
Në minutën e 25-të, Fangaj del mjaft mirë nga krahu i djathtë, spostohet në qendër, duke vallëzuar në mbrojtjen e bardhebluve dhe më pas lëshon një të djathtë të fortë që nuk ndalet dot nga Abibi.
Tirana provon të reagojë, teksa do të rihapnin ndeshjen në minutën e 72-të. N’goo del mjaft mirë në krahun e djathtë dhe pason në zonë për Hasanin, i cili nuk fal në hyrje të zonës. Bardheblutë tentuan deri në fund të barazonin, por nuk do të arrinin. Me këtë fitore, Laçi ngjitet në kuotën e 29 pikëve, 15 më shumë se Tirana. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

