Laçi shokon Tiranën në “Selman Stermasi”, Teuta mund lehtësisht Kastriotin (VIDEO)
Laçi konfirmohet si “macja e zezë” e Tiranës. Kurbinasit fituan 1-0 në tranfertën ndaj Tiranës në duelin e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi”. Pjesa e parë nisi me disa tentativa nga të dyja krahët, edhe pse më të pastër ishin ato të kurbinasve, me Xhixhën dhe Shtubinën si rrezik kryesor. Me nisjen e pjesës së dytë, Xhixha shënoi golin e avantazhit me Xhixhën, i cili përfitoi nga rreshtimi i gabuar i mbrojtjes vendase.
Blazhevski kishte mundësinë e artë për të barazuar në minutën e 83-të, me një penallti të fituar nga Ngo, por maqedonasi humb në mënyrë të pabesueshme, teksa godet totalisht jashtë kuadratit. Një tjetër fitore e rëndësishme për Laçin, që vazhdon të mbetet e pathyer në këtë kampionat, dhe ngjitet në vendin e tretë me 16 pikë. Tirana ndërkohë mbetet në kuotën e 8 pikëve pas 8 ndeshjeve.
Në ndeshjen tjetër Teuta fitoi pastër 2-0 ndaj Kastriotit. Latif shënoi me penallti në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që në të dytën do të ishte sërish ai që do të realizonte një tjetër gol.
{“videoid”:”1538927876632″,”type”:1,”ratio”:0.75}
gol xhixha on Vidnews.
KOHA JONË SONDAZH

