Lacio befasohet në shtëpi, Laksalt shtang Strakoshën në shtesë (VIDEO)

Lacio befasohet në shtëpi. Skuadra e Simone Inzagit është mundu 1-2 në shtëpi nga Xhenoa. Bardhekaltrit kanë vuajtur shumë mungesën e Milinkoviç Saviç, ndërkohë që Imobile ishte shumë i izoluar në sulm.

Pjesa e parë dhuron pak emocione, me të dyja skuadrat që duket sikur studiojnë më shumë lojën e kundërshtarit. Fraksioni i dytë është shumë më ndryshe, teksa miqtë gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 55-të. De Vrij gabon në kthimin e një topi pas duke i dhënë mundësinë Pandev për të mposhtur Strakoshën. Gëzimi i Xhenoas zgjat vetëm 4 minuta, pasi Lacio shënon menjëherë golin e barazimit me Parolon.

Kapiteni i Lacios bën një goditje të bukur që lë të befasuar portierin Perin. Në minutën e 80-të Xhenoa shënon golin e  avantazhit, por gjyqtari Mareska e anulon për një prekje të topit me dorë, i ndihmuar edhe nga “VAR”.  Gjithsesi në minutat shtesë Laksalt do të shënonte sërish, këtë herë me kokë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?