Lacio përmbys Steauan, Napolit nuk i mjafton fitorja 2-0
Lacio, Atletiko Madrid dhe Napoli kanë siguruar një biletë për në 1/8-t e Europa League. Bardhekaltrit kanë fituar 5-1 ndaj Steauas së Bukureshtit në ndeshjen e kthimit duke përmbysur humbjen 1-0 në duelin e parë. Imobile realizoi tripletë, ndërkohë që Bastos dhe Felipe Anderson kompletuan tabelën e shënuesve për ekipin Italian.
Napoli dhuron spektakël në duelin e kthimit në Gjermani, të cilën e ka fituar me rezultatin 2-0. Zielinski dhe Insinje ishin autorët e golave, por të kaltrit e mbyllin këtu aventurës pas humbjes 1-3 në sfidën e parë të luajtur në shtëpi.
Atletiko ndërkohë fitoi sërish ndaj Kopenhagenit, duke siguruar kalimin për në fazën tjetër. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

