FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lajm i madh nga Anglia, Armando Broja do të jetë gati ndaj “Tre Luanëve”

Më në fund vjen lajmi i shumëpritur: Armando Broja është gati për dy sfidat e fundit të Kombëtares, ndaj Anglisë dhe Andorrës. Konfirmimin e dha klubi anglez nëpërmjet një deklarate për shtyp, ku saktësoi se sulmuesi do të luajë në Wembley këtë të premte, përballë Tre Luanëve.

Broja kishte pësuar një lëndim në kavilje dhe stafi mjekësor i Southampton vendosi ta mbante nën vëzhgim për ta kuruar. Me shpresën se mrekullia do të realizohej, edhe stafi kuqezi e pranoi këtë zgjidhje, për më tepër që i kurseu futbollistit udhëtimet, kohë e cila u shfrytëzua për rehabilitimin e tij të plotë.

Rikuperimi i talentit 20-vjeçar u bë i mundur dhe ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Edy Reja, përse jo, për ta nisur si titullar në ndeshjen ndaj Anglisë. Ky zhvillim pozitiv bëri që sulmuesi Ernest Muçi, i afruar si alternativë në Kombëtaren A, të kthehet te Shpresat për ndeshjet vendimtare në transfertë me Slloveninë dhe Kosovën.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?