Lajme të mira për Sylvinhon, Broja drejt rikthimit në fushë tek Chelsea

Armando Broja është gati të rikthehet në fushën e blertë. Mediat angleze shkruajnë se sulmuesi shqiptar ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për tu bashkuar në stërvitje të Blutë e Londrës.

22-vjeçari prej afro një viti është në fazën e rikuperimit që prej dëmtimit të rëndë në gju që ai pësoi në muajin dhjetor çfarë i kërkoi dhe një ndërhyrje kirurgjikale.

Te Chelsea por mendojnë të organizojnë dhe një ndeshje brenda grupit ku trajneri Pochettino ta shohë dhe më mirë gjendjen fizike të futbollistit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një lajm i mirë ky dhe për kombëtaren shqiptare pasi nëse çdo gjë shkon sipas planit, ai do të thirret dhe në listën e trajnerit Sylvinho për ndeshjet e shtatorit, dy sfida vendimtare për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fillimisht kuqezinjtë përballen me Republikën Çeke në 7 shtator dhe 3 ditë më vonë presin Poloninë në Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?