Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 22:00 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj Moderatorja e ”Top Story”, Grida Duma ka zgjedhur ta nisë emisionin “Topin e kam unë” me një mesazh të drejtpërdrejtë për publikun, duke sqaruar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet vendore
  • Paketa fiskale
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Erion Veliaj
  • Emanueli
  • Zgjedhjet në Izrael
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet vendore
  • Paketa fiskale
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Erion Veliaj
  • Emanueli
  • Zgjedhjet në Izrael
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Largimi i Adrian Bajramit nga Kombëtarja, një leksion për të mos humbur më talente

Sporti E hënë, 1 Shtator 2025 21:52
Largimi i Adrian Bajramit nga Kombëtarja, një leksion për të mos humbur më talente
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Jon Lumani

Lajmi se Adrian Bajrami ka vendosur të braktisë Kombëtaren shqiptare për të përfaqësuar Zvicrën ka shkaktuar zhgënjim të madh tek tifozët kuqezi. Disa e kanë parë menjëherë si akt tradhtie, duke e akuzuar mbrojtësin se i ktheu shpinën vendit të origjinës. Por pyetja që duhet bërë është: a është Bajrami vërtet “tradhtar”, apo është “tradhtuar” nga mënyra se si menaxhohet Kombëtarja jonë?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Lazio luan “tenis” ndaj Sassuolos dhe merr përkohësisht kreun e Seria A

Lazio luan “tenis” ndaj Sassuolos dhe merr përkohësisht kreun e Seria A

Para 3 orësh
Luis Enrique futet në histori, barazon rekordin e Blanc te PSG

Luis Enrique futet në histori, barazon rekordin e Blanc te PSG

Para 8 orësh
Rooney shpërthen ndaj lojtarëve të United: Do të doja të hyja në dhomën e zhveshjes dhe t’i shkundja!

Rooney shpërthen ndaj lojtarëve të United: Do të doja të hyja në dhomën e zhveshjes dhe...

Para 9 orësh

Në fakt, ky nuk është një rast i izoluar. Ne e kemi parë më parë këtë film, me aktorë të ndryshëm. Ne kemi parë edhe në të kaluarën kur një mbrojtës si Mërgim Mavraj që u bë edhe kapiten i Shqipërisë, u neglizhua, madje i kërkuan të kthente edhe paspaortën. Ai kishte marrë ftesë nga moshat e Gjermanisë, por zgjodhi Shqipërinë. FSHF e neglizhoi deri në atë pikë sa për pak e humbëm, por për fat ishte De biazi ai që bëri diferencën dhe e bindi të luante me Shqipërinë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kur një lojtar ndihet i lënë mënjanë, është e natyrshme që të zgjedhë një rrugë tjetër. Adrian Bajrami u grumbullua disa herë nga Sylvinho, por asnjëherë nuk u aktivizua në ndeshje zyrtare. Në vend që të ndihej pjesë e projektit, ai mbeti në stol si “turist”. Kur një lojtar i ri sheh që nuk i jepet mundësia për të treguar veten, ndërkohë që një federatë tjetër i ofron minuta dhe një projekt afatgjatë, zgjedhja bëhet e thjeshtë. Kjo nuk është tradhti, kjo është pasojë e një politike të gabuar.

Sigurisht, Sylvinho e ka meritën e madhe për suksesin historik të Shqipërisë në Euro 2024. Nën drejtimin e tij, kuqezinjtë dolën të parët në grup, përpara Polonisë dhe Çekisë, dhe u rikthyen në skenën e madhe të futbollit europian. Ky është një sukses që nuk duhet harruar dhe që ka vulën e tij.

Por që nga ai moment, duket sikur braziliani ka ndryshuar qasje. Në vend që të përdorë Euro 2024 si trampolinë për të rinovuar ekipin dhe për të integruar lojtarë të rinj, ai ka preferuar të mbështetet te i njëjti bllok futbollistësh, duke shmangur çdo risk. Në grumbullimet e fundit, lista ka qenë pothuaj identike me atë të muajve të mëparshëm, edhe pse rezultatet nuk kanë qenë aspak bindëse. Barazimi në Tiranë me Serbinë dhe ai në transfertë ndaj Letonisë na kanë ulur ndjeshëm shpresat për kualifikim në Botërorin 2026.
Kjo “frikë” për të ndryshuar po na kushton shtrenjtë.

Rasti Bajrami është vetëm maja e ajsbergut. Anis Mehmeti po shkëlqen në Championship me Bristol City, por ende nuk ka marrë ftesë prej 2 vitesh tashmë.
Historia na ka treguar se nuk duhet të luajmë me zjarrin, një brez i tërë mund të na ikë nga duart nëse nuk menaxhohemi siç duhet. Nëse shohim në retrospektivë, nuk janë lojtarët ata që tradhtojnë Shqipërinë. Është sistemi që i detyron ata të zgjedhin diku tjetër. Federata dhe stafi teknik duhet të kuptojnë se futbollisti modern ka alternativa. Nëse nuk ndihet i vlerësuar dhe i përfshirë, nuk do të presë pafundësisht.

Adrian Bajrami nuk është “armik”. Ai është një sinjal alarmi. Një paralajmërim se Kombëtarja jonë ka nevojë për një strategji më të guximshme, për më shumë besim te të rinjtë dhe për më pak frikë nga ndryshimet. Sylvinho ka treguar se mund të bëjë gjëra të mëdha, por nëse ngelet peng i konservatorizmit, atëherë do të kujtohet vetëm për suksesin e Euro 2024 dhe jo për ndërtimin e një ekipi që e çon Shqipërinë në një tjetër nivel.
Dhe atëherë, para se të fajësojmë lojtarët si “tradhtarë”, duhet të pyesim veten: a jemi ne ata që i kemi tradhtuar të parët?

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 2 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 2 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

Flavio Bolsonaro largohet nga Brazili drejt SHBA-së mes hetimeve
Para 2 orësh

Flavio Bolsonaro largohet nga Brazili drejt SHBA-së mes hetimeve

Padia e Neil Young kundër fushatës së Trump: “Rockin’ in the Free World” u luajt pa leje
Para 2 orësh

Padia e Neil Young kundër fushatës së Trump: “Rockin’ in the Free World” u luajt pa leje

Më të lexuarat

1 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 2 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

2 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 3 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 2 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Gjykata e Lartë i jep të drejtë Erion Veliajt
Para 5 orësh

Gjykata e Lartë i jep të drejtë Erion Veliajt

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.