Largimi i Allegrit, ky është mesazhi i Ronaldos për strategun

Cristiano Ronaldo ka zhvilluar vetëm një sezon nën drejtimin e trajnerit Allegrit, por ylli portugez nuk i ka kursyer fjalët e mira për strategun toskan me një mesazh në rrjetet sociale.

“Faleminderit trajner! Kemi përjetuar një vit të vetëm bashkë, por ka qenë i jashtëzakonshëm. Përveç se je një trajner i madh, je edhe një njeri i madh. Ishte një kënaqësi të punoja me ty!”, ka shkruar Ronaldo.

CR7 nuk i ka kursyer kritikat ndaj strategut italian për lojën shumë mbrojtëse të tij duke i kërkuar në disa ndeshje që loja të zhvendosej më përpara.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?