Largimi i Marota-s, Juventus kërkon të ndërtojë ekip “galaktikë” me Zidane

Largimi i Beppe Marotta-s ka qenë si një rrufe në qiell të pastër për Juventusin. Presidenti Agnelli nuk e ka zëvendësuar menjëherë pozicionin e lënë bosh nga ish-administratori i deleguar, duke i besuar më shumë përgjegjësi drejtorit sportiv Paratici dhe zëvendëspresidentit Nedved.

Por, për sa i takon të ardhmes, një emër që i pëlqen shumë presidentit të “Zonjës” është ai i Zinedine Zidane, aktualisht i lirë pas largimit nga Real Madrid. Agnelli ka dëshirë ta përfshijë ish-fantazistin francez në projektin e ri të Juventus-it dhe po mendon t’i ofrojë atij një rol drejtuesi në krah të dyshes Nedved-Paratici.

Nëse kjo ndodh, atëherë bardhezinjtë do të bëheshin një klub akoma më tërheqës në merkato, me kampionët e Italisë që do ta kishin më të lehtë të siguronin shërbimet e yjeve të Real, veçanërisht të atyre që kanë punuar dhe fituar me Zidane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Francezi, në fakt, do të ishte njeriu i duhur për ta bindur Marcelo-n të pranonte ofertën e Juventus dhe për t’u vënë në ndjekje të dy talenteve të tjerë të madrilenëve si, Isco, Varane dhe Asensio.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?